Rregullat
Si ndryshon datën, si anulon dhe si paguan.
- **Ndryshimi i datës ose anulimi**
- Deri 48 orë para workshop-it mund ta ndryshosh datën ose ta anulosh rezervimin falas.
- Mjafton të na shkruash në WhatsApp, Instagram ose email.
- **Më pak se 48 orë para**
- Për shkak se materialet përgatiten paraprakisht për çdo pjesëmarrës, anulimet në këtë periudhë nuk rimbursohen.
- Ke dy mundësi:
- - ia kalon vendin një shoku ose shoqeje, pa asnjë kosto;
- - e shtyn një herë në një datë tjetër, sipas vendeve të lira.
- **Mosparaqitja**
- Nëse nuk vjen dhe nuk na njofton, vendi humbet.
- Nëse ke paguar paraprakisht, pagesa nuk kthehet.
- **Grupe private dhe kompani**
- Anulimi ose ndryshimi bëhet deri 7 ditë para datës së rënë dakord.
- **Vonesat**
- Workshop-i fillon në orar.
- Të presim deri në 15 minuta, por pas kësaj nuk mund ta zgjasim kohën.
- **Nëse anulojmë ne**
- Nëse për çfarëdo arsye anulojmë ne një workshop, të njoftojmë menjëherë dhe të ofrojmë një datë tjetër ose rimbursim të plotë, sipas zgjedhjes tënde.
Të dhënat e tua
Kur rezervon, na shkruan ose plotëson një formular, ruajmë emrin, numrin e telefonit, emailin, rezervimet dhe mesazhet që shkëmbejmë.
I përdorim vetëm për rezervimin, pagesën dhe përgjigjet tona. Nuk i shesim dhe nuk i japim për reklama.
Disa shërbime i marrin për të bërë punën e tyre: WhatsApp i Meta-s kur na shkruan atje, Resend për emailet dhe POK për pagesat me kartë.
I mbajmë sa kohë na duhen për rezervimin dhe bisedën.
Mund të kërkosh t'i shohësh, t'i ndryshosh ose t'i fshish kur të duash. Shkruaj te [email protected] dhe i fshijmë.



