Workshop-et
Vjen, mëson dhe krijon diçka me duart e tua. Një workshop është gati, të tjerët po vijnë.

Create Your Signature Scent
Njihu me notat e aromave, nga ato të freskëtat deri te ato më të thellat, dhe zgjidh ato që të përfaqësojnë. Me një udhëzues pranë, i kombinon dhe krijon parfumin tënd personal, që nuk e ka askush tjetër.
Shih datat
Qirinj Matcha & Latte
Qirinj në formë matcha dhe caffè latte, që duken si gota e preferuar e kafes. Zgjidh aromën dhe stilin, dhe krijo qiririn tënd me duart e tua. Në bashkëpunim me AK Lumina, me një udhëzues pranë.
Shih datat
Henna Night
Një mbrëmje mes shoqesh, me artisten e Henna Tattoo Albania. Mëson si përgatitet pasta dhe si mbahet koni, provon motive me lule, hëna dhe yje, fillimisht në letër e pastaj në lëkurë. Në fund vizaton për shoqen, dhe ajo për ty. Vendet janë të kufizuara, që secila të ketë kohë me artisten.
Shih datat
Libri i muajit: Odin Mondvalsen
Në bashkëpunim me Synergy of Activism (SA) Community, libri i muajit Nëntor është "Odin Mondvalsen" i Kasëm Trebeshinës, në 100-vjetorin e lindjes së autorit. Një diskutim i hapur mbi veprën dhe universin letrar të Trebeshinës. Mjafton ta kesh lexuar librin, ose të jesh kurioz për të.
Shih datat
Bloom · Christmas Edition
Në bashkëpunim me Pottery Studio EM. Në kanavacën tënde është fiksuar një gjysmë vazo qeramike e punuar me dorë. Fillimisht pikturon sfondin me pinelata të lira dhe ngjyrat që zgjedh. Pastaj kompozon në vazo një buqetë me lule të freskëta Krishtlindjesh, që del nga vazoja e kalon edhe kanavacën. Kjo nuk është thjesht pikturë, as thjesht buqetë, por të dyja bashkë. Të gjitha materialet përfshihen. Vetëm 10 vende.
Shih datat
Christmas Art & Movie Club · 5 Dhjetor, 17:00
Një mbrëmje Krishtlindjesh me Arty Host: pikturon hap pas hapi një kanavacë festive, me një gotë verë në dorë, ndërsa në ekran luhet një film Krishtlindjesh. Rezervimet bëhen në WhatsApp, në +355 69 853 3266.
Shih datat
Gingerbread House · Kids · 11 Dhjetor, 16:00
Fëmijët ndërtojnë dhe dekorojnë shtëpinë e tyre prej xhinxherbredi me glazurë, karamele dhe detaje festive, bashkë me Sugar Cake Tirana. Kohëzgjatja 2 orë. Rezervimet bëhen në WhatsApp, në +355 69 853 3266.
Shih datat
Gingerbread House · për të rritur · 18 Dhjetor, 17:00
Versioni për të rriturit: ndërto dhe dekoro shtëpinë prej xhinxherbredi në një mbrëmje Krishtlindjesh me shokët, bashkë me Sugar Cake Tirana. Kohëzgjatja 2 orë. Rezervimet bëhen në WhatsApp, në +355 69 853 3266.
Shih datat
Shega për fat · me Artzi
Me rrënjë të thella në traditën shqiptare, shega simbolizon bollëkun, fatin e mirë dhe premtimin e fillimeve të reja, një kujtesë e vogël shprese për vitin që vjen. Këtë Dhjetor, bashkë me Artzi Handcrafted Jewelry, e sjellim këtë simbol në jetë përmes bizhuterive prej metali të punuara me dorë. Nuk nevojitet përvojë paraprake. Vetëm 12 vende.
Shih datat


